Bota

Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së, mbahet 3 ditë para zgjedhjeve, më 11 shkurt 

3 Shkurt 2021, 19:28 Nga DOSJA
Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së, mbahet 3

BRUKSEL- Gjykata Speciale e Hagës ka caktuar datën për seancën e radhës të ish-krerëve të UÇK-së. Seanca do të mbahet në orën 11:00 në datën 11 shkurt. Seanca e tyre pritet të mbahet 3 ditë para zgjedhjeve të parakohshmë të vendit. Në njoftimin e saj dhomat e specializuara kanë njoftuiar se seanca mund të ndiqet online dhe se afati i fundit për regjistrim është në 9 shkurt.

“Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të martën, më 9 shkurt, në ora 12:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

 

Deri më tani Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuza për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, ndërsa ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për “pengim të drejtësisë”. Ndërkohë deri me tani, për të mbështetur mbrojtjen juridike të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Kosova ka vënë në dispozicion rreth 20 mililonë euro.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata speciale kosova ne hage gjykata speciale kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...