Aktualitet

Me 30 mijë € të padeklaruara, tentoi të dilte jashtë Shqipërie, e “pëson” keq 38-vjeçari

4 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Me 30 mijë € të padeklaruara, tentoi të dilte jashtë

TIRANË-Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi iu gjetën në Doganën e Rinasit, një sasi parash, në euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia njofton se 38-vjeçari me inicialet J.S., 38 vjeç, do të dilte jashtë Shqipërie bashkë me paratë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, atij iu gjetën 26 mijë e 500 euro, të cilat iu sekuestruan.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi

Procedohet penalisht një 38 vjeçar. Sekuestrohen 26500 euro.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mosdeklarim parash policia e shtetit procedim penal mosdeklarim parash policia e shtetit procedim penal

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...