Aktualitet

Moti sërish kundër Veliajt/ Shi me gjyma për “Ditën e dëshmorëve”, a do t’i shtyjë festimet Lali Eri

4 Maj 2019, 11:37 Nga DOSJA
Moti sërish kundër Veliajt/ Shi me gjyma për “Ditën e

TIRANË– 5-Maji është Dita e Dëshmorëve, ku zakonisht kujtohet vepra dhe sakrifica e tyre për një Shqipëri më të lirë. Bashkia e Tiranës këtë datë e përkujton gjithmonë pa makina dhe me aktivitetet e shumta të cilat organizohen nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit në skedën e paraqitur për mediat parashikon dhjetëra aktivitete me lojëra të shumta për fëmijë. Gatimet, panairet, shfaqje të ndryshme dhe aktivitet me muzikë deri në orët e para të mëngjesit, pritet që të mbajnë Tiranën të gjallë në këtë ditë përkujtimesh.

Por mesa duket moti nuk është as këtë herë në krahun e kryebashkiakut Veliaj. Sipas parashikimeve, koha për datën 5 maj dhe disa ditë në vijim pritet të këtë reshje të mëdha shiu, kështu që ngrihet një pikëpyetje. A do t’i shtyjë festimet Lali Eri, njësoj siç bëri për Ditën e Verës?

Dita e Verës këtë vit nuk u festua më 14 mars por më datë 17, pasi për shkak të motit të keq, kryebashkiaku Erion Veliaj shtyu festimet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji dita e veres erion veliaj festimet per diten e deshmoreve festimet për ditën e verës 5 maji dita e veres erion veliaj festimet per diten e deshmoreve festimet për ditën e verës

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...