Aktualitet

Vlorë/ U ‘spiunua’ në polici, arrestohet 30-vjeçari, iu gjet pistoleta me 7 fishekë në shtëpi

4 Maj 2019, 10:34 Nga DOSJA
Vlorë/ U ‘spiunua’ në polici, arrestohet

VLORË- Policia e Shtetit ka arrestuar një 30-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri tip pistoletë. Arrestimi është bërë pas informacioneve që kanë shkuar në polici, se i riu kishte armë në banesë. Bashkë me armën, u gjetën edhe 7 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe fishkë

Në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë pas informacioneve të marra se një shtetas mund të ketë armë zjarri në banesë, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e 30 vjeçarit Gj.V.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(F.G/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet i riu policia e vlores armembajtje pa leje arrestohet i riu policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...