Aktualitet

Ndërtimi i Velierës, historiani Zefi i jep lamtumirën historisë: Po hidhet shtresa e fundit e betonit mbi muret antike

4 Maj 2019, 11:16 Nga DOSJA
Ndërtimi i Velierës, historiani Zefi i jep lamtumirën

DURRËS– Historiani Paulin Zefi i ka dhënë lamtumirën arkeologjisë pranë kullës Veneciane në Durrës, ku tashmë po ndërtohet Veliera. Në një status në rrjetet sociale Zefi ngre pikëpyetjen nëse shqiptarët e meritojnë të quhen pasardhës të ilirëve, në momentin që mbi mbi strukturat murale antike po hidhet beton.

Sipas historianit, askush përgjatë gjithë historisë, nuk e ka trajtuar atdheun kaq keq që po trajtohet në kohët e sotme.

Statusi i historianit Paulin Zefi

Lamtumirë gati 3.000 vite histori dhe arkeologji, jo vetëm shqiptare, por botërore.

Tani, live nga qyteti antik i Durrësit, pranë Torrës(Kullës) Veneciane, ndërkohë që po derdhet shtresa e fundit e betonit mbi strukturat murale antike dhe ato mesjetare mbi të cilat po ngrihet një përbindësh grotesk me emrin “Veliera”!!!…

A e meritojmë ne të quhemi pasardhës të Ilirëve?!…

*Shtet kot!….

*Ministri anti-Kulture!…

*Akademi “fosile” e Shkencave!…

*Shoqëri Civile pothuajse inekzistente!…

*Elitë politike fëlliqësirë!…

*Elitë intelektuale totalisht e padenjë!…

Asnjë pushtues përgjatë historisë, nuk e ka trajtuar Atdheun tonë në një mënyrë kaq barbare siç po e trajtojmë ne sot, pasardhësit e padenjë të Ilirëve..

Projekti Veliera i nisi punimet në vitin 2017. Kjo gjë bëri që aktivistët të ngriheshin në protestë dhe të kërkonin ndalimin e punimeve. Pavarësisht se Gjykata vendosi për pezullimin e punimeve, ato nuk u ndërprenë dhe protestat vijuan sërish.

Por në shkurt të vitit 2019 Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapë rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimi i velieres paulin zefi shkaterrimi i arkeologjise veliera ndertimi i velieres paulin zefi shkaterrimi i arkeologjise veliera

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Maj 2019, 09:14

KURBIN- Blindohet gjykata e Kurbinit. Togat e Zeza kanë lënë në burg autorët e vrasjes së dy kushërinjve në Laç. Gjykata ka lënë në burg Markel Bushin, V...