Aktualitet

Automjeti përplas këmbësorin në Krujë, plagoset rëndë këmbësori, 48-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit

2 Shkurt 2021, 17:20 Nga DOSJA
Automjeti përplas këmbësorin në Krujë, plagoset

KRUJË– Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Tapizë, ku një automjet tip “Golf’ ka përplasur këmbësorit. Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 48-vjeçari,B. D., ku ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes.

NJOFTIMI: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tapize aksident ne tapize

Sondazh

Poll