Aktualitet

U kapën me 324 kilogramë kokainë me vlerë vlerë 100 mln euro, jepet vendimi për dy hotelierët shqiptarë në ishullin gr

2 Shkurt 2021, 16:19 Nga DOSJA
U kapën me 324 kilogramë kokainë me vlerë vlerë 100 mln

GREQI–  Dy shqiptarët e e arrëstuar për sekuestrimin e 324 kilogramë kokainë e cila u sekuestrua gjatë një operacioni policor në qendër të  Selanikut, u lanë nga gjykata në burg pa afat.

Ditën  e sotme ata dolën para gjykatës, ku u njohën edhe me vendimin e marrë.  Në kërkim është një 33 vjeçar nga Kroacia, i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i banesës gjatë operacionit policor, shkruajnë mediat greke.

Operacioni policor u krye ditën e premte, pas informacionit nga DEA për mbërritjen në Evropë të një kontenieri me një sasi të madhe kokainë,  që mendohet se vinte nga Amerika Latine.

Droga me vlerë 100 mln euro kishte destinacion tregun grek. Dyshohet se sasia e madhe ishte marrë nga dy kroatë  dhe do  të trafikohej nga dy shqiptarët. Këta të fundit deklaruan në gjykatë se nuk kanë lidhje me këtë çështje dhe se  kanë një hotel në Rodos dhe udhëtuan në Selanik për të blerë pajisje për biznesin e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 324 kilogramë kokainë greqi jepet vendimi per dy shqiptaret 324 kilogramë kokainë greqi jepet vendimi per dy shqiptaret

Sondazh

Poll