Aktualitet

Akuzohet se përdhunoi gjyshen, Meçani: E sajuar nga babai im, do të më shesë tokat! E vërteta do të dalë…

2 Shkurt 2021, 16:32 Nga DOSJA
Akuzohet se përdhunoi gjyshen, Meçani: E sajuar nga babai im, do

LUSHNJE- Saimir Meçani ka deklaruar se nuk e ka përdhunuar gjyshen e tij. Pasi ka dalë nga Gjykata e Lushnjes, Meçani është shprehur se nuk e ka dhunuar seksualisht gjyshen e tij, ndërsa shton se gjithçka është stisur nga babai i tij, që sipas tij do t’i tokat. Sipas 36-vjeçarit, akuzat e të atit se ka dhunuar edhe mbesën e tij në Greqi, nuk qëndrojnë. Ai pretendon se ka qëndruar në burg vetëm për probleme dokumentash.

PJESË NGA BISEDA:

Gazetarët: Hiqja pak kapuçin, o plerë muti.

Saimir Meçani: Na lëni rehat dhe ju.

Gazetarët: Je i pafajshëm ti? A ke kryer marrëdhënie me gjyshen? E ke përdhunuar gjyshen?

Saimir Meçani: Jo gjallë në botë jo.

Gazetarët: Po hiqe tani.  Nuk e kryer?

Saimir Meçani: Jo, do shikohet.

Gazetarët: Bëre veprim të mirë?

Saimir Meçani: Do shikohet gjithçka.

Gazetarët: Pse të akuzon babai?

Saimir Meçani: Shkoi të nesërmen. Pse nuk tha atë ditë ai. Nuk e di pse e bëri këtë. Ai është babai im. Nuk më donte që të vogël. Do të më shesi tokat.

Gazetarët: Nënë kush e ka dhunuar?

Saimir Meçani: Edhe plakën time e la ai. Nuk isha dënuar në Greqi. Kisha apel. Nuk është e vërtetë që kam përdhunuar kushërirën.

Gazetarët: Kur je i pastër pse mbulohesh?

Saimir Meçani: Nuk dua të më shohin. Më lini rehat tani. O shef do ikim ne.

Gazetarët: Je i martuar ti?

Saimir Meçani: Po, i martuar jam. Fëmijët më vijnë pasnesër.

LAJMI KRYESOR: Akuzohet se përdhunoi gjyshen, ‘burg’ për Saimir Meçani: Sajesë nga babai, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 efektivë, lejuan gazetarët të filmonin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lushnjes lushnje nipi perdhunon gjyshen saimir meçani gjykata e lushnjes lushnje nipi perdhunon gjyshen saimir meçani

Sondazh

Poll