Kundërshtoi policët dhe u përplasi një efektiv me makinë, në pranga 29-vjeçari
2 Shkurt 2021, 13:32Nga DOSJA
LUSHNJE– Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi kishte kundërshtuar policinë dhe kishte përplasur një efektiv me makinë. Erald Biti është 29-vjeçari i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur në vendin tonë, thuhet se kishte ardhur në Shqipëri për të promovuar produktet e koz...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur mbylljen e dosjes për ndërtimin e “Velierës”. Ky vendim u mor gjatë seancës së ditës së sotme ku u vendos që punimet...
LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Saimir Meçanin, të riun që pak ditë më parë dhunoi fizikisht dhe seksualish...
BERAT– Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë për 48-vjeçarin, Sokol Kapinova i cili ka ngacmuar seksualisht dy tw mitura.Kapinova ka treguar se i k...
GREQI-Mutacioni i ri i Covid-19 që është zbuluar në Afrikën e Jugut ka mbërritur dhe në Greqi. Një nga personat e infektuar është një prift shqiptarë, i cili ka...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj bën një bilanc të shpenzimeve vetëm për paga të 13 prokurorëve të SPAK, të emëruar në atë detyrë me strukturat e reja të dre...
L. jeton në një fshat të Shqipërisë. Dy vite më parë, kur ishte 15 vjeç, ajo ishte shumë e dashuruar me një bashkëmoshatar, shok të klasës. Për disa muaj...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e infermieres Ronida Hysa e cila i vodhi portofolin pacientit që humbi jetën nga Covid si dhe i tërhoqi...
TIRANË– Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorellin vazhdon të mbetet në fokusin e ekspertëve shqiptarë dhe ato italianë. Deri më tani janë marrë...