Aktualitet

‘Më rrezikohet jeta në Turqi’/ Dëbimi nga Shqipëria, Selami Simsek apelon vendimin e gjykatës, kërkon me ngulm azil po

2 Shkurt 2021, 15:59 Nga DOSJA
‘Më rrezikohet jeta në Turqi’/ Dëbimi nga

TIRANË– Turku Selami Simsek ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ka rrëzuar padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë. Ai kërkon që të përfitojë azil politik në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta nëse depërtohet në Turqi. Në padinë e depozituar në Apel, Simsek, kërkon pezullimin e vendimit e marrë më 8 mars 2020 për dëbimin e tij nga vendi ynë.

“Marjen e mases se sigurimit te padise duke bere Pezullimin e ekzekutimit te vendimit Nr.08 dt.09.03.2020 te Drejtorise se Azilit dhe Shtetesise, prane Ministrise se Brendshme, duke mos lejuar asnje veprim per deportim/debim/ apo largim te shtetasit Turk z.Selami Simsek nga territori i Republikes se Shqiperise,”-shkruhet në padi. 

PADIA E SELAMI SIMSEK

Detajet e çështjes/ Nr. i çështjes: 31155-00161-86-2021 Dt. e regjistrimit: 19-01-2021

Palët/ Paditës: Selami Simsek; I paditur: Drejtoria e Azilit dhe Shtetesise, Komisioni Kombetar per Azilin dhe Refugjatet

Objekti i padisë: Shfuqizimi i vendimit Nr.08 dt.09.03.2020 i Drejtorise se Azilit dhe Shtetesise, prane Ministrise se Brendshme.

Shfuqizimi i vendimi Nr. 18 dt. 10.09.2020 i Komisionit Kombetar per Azilin dhe Refugjatet.

Detyrimin e pales se paditur Drejtoria e Azilit dhe Shtetesise prane Ministrise se Brendshme per te pranuar kerkesen e Azilkerkuesit dhe dhenien e te drejtes per perfitimin e Azilit paditesit Selami Simsek.

Marjen e mases se sigurimit te padise duke bere Pezullimin e ekzekutimit te vendimit Nr.08 dt.09.03.2020 te Drejtorise se Azilit dhe Shtetesise, prane Ministrise se Brendshme, duke mos lejuar asnje veprim per deportim/debim/ apo largim te shtetasit Turk z.Selami Simsek nga territori i Republikes se Shqiperise.

Relatori: Blerona Hasa Anetar1: Lindita Sinanaj Anetar2: Rilinda Selimi

Data e seances: 25-02-2021 Gjykimi: Dhome keshillimi Dispozitivi:

Më herët, Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Edhe pse Simsek pretendon se i rrezikohet jeta në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen, Gjykata nuk ka vendosur në favor të turkut.

Simsek është konsideruar nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016. Ai u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash.

Simsek tentoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i selami simsek padia e selami simsek selami simsek ekstradimi i selami simsek padia e selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll