Aktualitet

Lejuan gazetarët ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin, pezullohen 3 policë në Fier për shpërdorim detyre

2 Shkurt 2021, 15:26 Nga DOSJA
Lejuan gazetarët ta filmonin dhe të flisnin me Saimir Meçanin,

FIER- Tre efektivë policie janë pezulluar në Fier pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për efektivët që shoqëronin Saimir Meçanin, 36-vjeçarin që akuzohet se përdhunoi gjyshen. “Blutë” kanë lejuar që ta marrin në pyetje këtë të fundit  teksa po e shoqëronin në Gjykatën e Fierit. Për shkak të shkeljes së tyre, nga detyra janë pezulluar efektivët: T. K., F. G. dhe G. Ç. Ndaj tyre ka nisur edhe një hetim disiplinor.

NJOFTIMI: 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij. Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë. Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë.

LAJMI KRYESOR: Akuzohet se përdhunoi gjyshen, ‘burg’ për Saimir Meçani: Sajesë nga babai, do të më shesë tokat! Pezullohen 3 efektivë, lejuan gazetarët të filmonin

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lushnjes nipi perdhunon gjyshen pezullohen 3 policet ne fier saimir meçani gjykata e lushnjes nipi perdhunon gjyshen pezullohen 3 policet ne fier saimir meçani

Sondazh

Poll