Aktualitet

Rikthimi në auditore/ Studentët mbledhin 10 mijë firma, ministria ende pa vendim

2 Shkurt 2021, 14:52 Nga DOSJA

TIRANË– Studentët kanë mbledhur 10 mijë firma në një peticion, ku kërkojnë hapjen e auditoreve  për provimet, seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Në një shkresë të hartuar prej tyre, studentët shprehen se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve.

Sipas tyre, opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.

Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, thuhen në peticionin e tyre, të siguruar nga Abcnews.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka marrë një vendim se kur do të hapen auditoret, ndërsa e kanë cilësuar hapjen e universiteteve si vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesimi online peticion me 10 mije firma rikthimi ne auditore mesimi online peticion me 10 mije firma rikthimi ne auditore

Sondazh

Poll