Aktualitet

Selami Simsek kërkon azil politik në Shqipëri, ndihet i pasigurtë të kthehet në Turqi

2 Shkurt 2021, 14:31 Nga DOSJA
Selami Simsek kërkon azil politik në Shqipëri, ndihet i

TIRANË– Turku Selami Simsek ka apeluar vendimin e Gjykatës Administrative që i rrëzoi padinë ndaj Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë.

Simsek rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, por ai ka apeluar vendimin duke kërkuar që të pezullohet vendimi i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, si dhe mos lejohet asnjë vendim për largim nga Shqipëria. Kjo kërkesë vjen pas sipas tij, ai ndihet i pasigurtë në Turqi.

Muajin e kaluar, gjykata e Strasburgut i ka dhënë urdhër të prerë shtetit shqiptar që të ndalojë procedurat e ekstradimit të turkut Selami Simsek drejt Turqisë.  Pas shqyrtimit të kryer, Gjykata e Strasburgut, urdhëron autoritetet shqiptare që mos ta dëbojnë, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore për Simsek.

Më herët, Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Edhe pse Simsek pretendon se i rrezikohet jeta në Turqi pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen, Gjykata nuk ka vendosur në favor të turkut.

Simsek është konsideruar nga Presidenti Recep Tayip Erdogan, si pjesë e gylenistëve që organizuan grushtin e shtetit në Turqi në korrik 2016. Ai u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash.

Simsek tentoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i selami simsek selami simsek ekstradimi i selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll