Aktualitet

Shpërthim rastesh të reja, Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 5 viktima dhe 942 të infektuar me Covid-19 në 24 or

2 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
Shpërthim rastesh të reja, Ministria e Shëndetësisë

TIRANË– 5 të vdekur dhe 942 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 5 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë 1398. Ndërsa, nga 3856 që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        942

Të shëruar në 24 orë     455

Të shtruar në spitale     405

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore               3856

Testime totale            365,309

Raste pozitive             79,934

Raste të shëruara        48,377

Raste Aktive                30,159

Humbje jete                 1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        17144

Fier            2479

Durrës        1708

Shkodër     1494

Vlorë          1445

Elbasan       1418

Lezhë         1064

Korçë         948

Berat          924

Gjirokastër 631

Kukës        474

Dibër          430. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll