Sport

Shalke 04 “thërret” Shkodran Mustafin nga Londra, për ta shpëtuar…

2 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA

GJERMANI – Kampioni me origjinë shqiptare i “pancerave” të Gjermanisë, Shkodran Mustafi, me gjasa, i ka dhënë fund aventurave të tij në kontinent. Pas 4.5 vitesh në Londër, ai ka ndërprerë marrëdhëniet me “topçinjtë” e Arsenalit dhe ka nënshkruar kontratë me ekipin gjerman të Shalke 04.

Mbrojtësi i qendrës, 28-vjeçari Mustafi, rikthehet në Bundesligë pas 11 vitesh. Pasi ka provuar të aktivizohet me Everton dhe Sampdoria, ai më 2014, kaloi si kampion i botës te spanjollët e Valencias, ku pas 4 sezonesh, u zhvendos në Londër te Arsenali, i cili pagoi 41 milionë euro për të.

Aktualisht Mustafi ka nënshkruar me parametra zero, duke u larguar gjashtë muaj para përfundimit të marrëveshjes me “topçinjtë” e Londrës. Ai do të përpiqet të ndihmojë skuadrën e Shalkes 04 për të mos rënë nga Bundesliga. Pas javës së 19-të në kampionat, ajo renditet në vendin e fundit, me vetëm 8 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenali everton sampdoria shalke 04 shkodran mustafi topcinjte valencia arsenali everton sampdoria shalke 04 shkodran mustafi topcinjte valencia

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...