Sport

Anglia drejt përjashtimit nga Boterori, përfiton Shqipëria?!

1 Shkurt 2021, 12:23 Nga DOSJA
Anglia drejt përjashtimit nga Boterori, përfiton Shqipëria?!

ANGLI – Masat ekstreme që po merr qeveria britanike anti Covid-19, e rrezikojnë edhe kombëtaren e “Tre luanëve” për eliminatoret e Botërori 2022. Lajmin e bujshëm e  publikon e përditshmja angleze “The Sun”. Sipas kryetarit të Partisë Laburiste, Sër Keir Starmer, kushdo që shkon në Angli duhet të kryejë një karantinë 10-ditore nëpër hotele, kushdo qoftë edhe sportistët profesionist.

Nëse do të miratohen këto masa ekstreme, atëherë përfaqësuesja angleze e futbollit do të rrezikojë edhe pjesëmarrjen në Botërorin “Katar 2022”, pasi nuk do të arrinte të luante për ndeshjet në grup kundër Shqipërisë, Polonisë dhe San Marinos.

Nëse ndodh kjo Anglia do t’i humbte ndeshjet në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe nuk dot ë ishte e mundur të merrte pjesë në Botëror. Veç kësaj edhe për Europianin që pritet të zhvillohet këtë verë, apo ndeshjeve të Champions League dhe Formula 1. Praktikisht do të bënte një kaos në të gjitha aktivitetet sportive.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...

Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...