Sport

VIDEO/ Shqiptarët përcaktues te Istanbulspor: Rroca gol dhe një dhuratë për Ethemin!

1 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqiptarët përcaktues te Istanbulspor: Rroca gol dhe një

TURQI – Futbollistët shqiptarë janë bërë përcaktues te skuadra turke Istanbulspor, e cila renditet në vendin e dytë në Ligën 1 të futbollit turk. Ngjitja e kryeqytetasve në Superligë, duke një mundësi mëse e arritshme, edhe pse janë zhvilluar 19 javë kampionat.

Në ndeshjen e sotme ndaj Altait në transfertë, skuadra e Istanbulsporit fitoi 3-1. Në minutën e 30-të, mesfushori Eduart Rroca shënoi golin e parë të takimit, ndërkohë që në minutën 45’+1, i dhuroi një asist sulmuesit Valon Ethemi, një tjetër ish-lojtar i Kukësit, që e çoi në 2-0 rezultatin në fraksionin e parë të kësaj ndeshjeje.

Në të dytën, në minutën e 66-të, Ethemi largohet nga fusha, duke ia lënë vendin një tjetër ish-sulmuesi kuksian, Kristal Abazajt. Ky i fundit, edhe pse arriti të shënonte, në minutën e 85-të, i dhuroi një asist Ergunit, i cili do të fiksonte edhe fitoren 3-1 të skuadrës nga kryeqyteti.

İstanbulspor’un bir başka Arnavut oyuncusu Valon Ethemi skoru 2-0’a taşıdı. Asist 61 numaralı formasıyla Eduart Rroca’dan. pic.twitter.com/mtPOhmVVua

— Burak Zihni ?? (@burakzihni61) February 1, 2021

Istanbulspor, pas 19 javësh ka grumbulluar 40 pikë, një më pak se Giresunspor, që udhëheq renditjen në Liga 1 të Turqisë. Nëse Valon Ethemi do të shënote golin e parë me fanellën e verdhë, për Eduart Rrocën, goli i sotëm është i gjashtë gjatë këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eduart rroca futbolli turk istanbulspor liga 1 valon ethemi eduart rroca futbolli turk istanbulspor liga 1 valon ethemi

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...