Sport

Racizmi në Premier League, Princi Uilliam zbret në fushë: “Kjo sjellje duhet të ndalet!”

2 Shkurt 2021, 06:28 Nga DOSJA

ANGLI – Sulmuesi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Markus Rashford ishte lojtari i fundit që pësoi abuzim racist këtë fundjavë, pas një serie precedentësh shqetësues të mëparshëm. Policia e Mançesterit ka njoftuar se ka filluar një hetim për këtë çështje.

Duke shkruar në mediat sociale, Princi Uilliam, i cili është gjithashtu presidenti i Shoqatës së Futbollit, i vlerësoi ata që mbajtën një qëndrim.

“Abuzimi racist qoftë në fushë, në tribuna apo në media sociale, është i neveritshëm dhe duhet të ndalet tani. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të krijuar një mjedis në të cilin këto abuzime nuk tolerohen dhe ata që duan të përhapin urrejtje dhe ndarje, janë mbajnë përgjegjësi për këtë. Përgjegjësia shtrihet në platformat, në të cilat zhvillohet një pjesë e madhe e këtij aktiviteti,”- tha Duka i Kembrixhit. “Unë i përgëzoj të gjithë ata lojtarë, tifozë, klube dhe organizata, që vazhdojnë ta raportojnë dhe ta dënojnë këtë abuzim me vendosmërinë më të madhe,” shtoi ai.

“Disa nga këto komente janë sjellë në vëmendjen tonë dhe ne po punojmë me ata që janë përfshirë në këto sjellje dhe ne do të hetojmë plotësisht. mbi këto krime,”- ka deklaruar policia e Mançesterit.

Rrjeti social Facebook, i cili zotëron edhe Instagram, lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë, pasi Rashford u abuzua. “Ne kemi ndërmarrë veprime në këtë rast, duke hequr llogari dhe komente raciste, ndërkohë që dhe ne po vazhdojmë të hetojmë”, shpjegoi rrjeti social.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport premier league racizmi rashford premier league racizmi rashford

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...