Sport

“Botërori “Katar 2022” do të luhet në stadiume të mbushura me tifozë”

2 Shkurt 2021, 06:00 Nga DOSJA
“Botërori “Katar 2022” do të luhet në stadiume

ZVICER – “Vitin tjetër, në Kupën e Botës në “Katar 2022”, ne do të kemi stadiume të mbushura me tifozë. Covid-19 do të mposhtet deri në atë kohë”. Ky mendimi i shprehur nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i ftuar në conferencën e zakonshme të OBSH-së për koronavirusin. “Kupa e Botës do të jetë aq magjike, sa kurrë më parë,”– shtoi ai, duke konfirmuar dëshirën e tij për të garuar në stadiume të mbushura me tifozët.

Kupa e Botës në “Katar 2022”, është e para që do të luhet në dimmer. Ajo do të fillojë më 21 nëntor 2022, me ndeshjen e hapjes në “Al Bayt Stadium”, një strukturë me kapacitet prej 60.000 vendesh, ku do të organizohet gjithashtu ceremonia e hapjes.

Finalet e botërorit do të zgjasin më pak se një muaj. Finalja është caktuar për më 18 dhjetor. Me gjasa do të jetë diçka ndryshe nga sa duhet të ndodhë me kampionatin e ardhshëm europian, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e tifozëve në tribuna. FIFA është e sigurtë për këtë, çka e ka zbuluar përmes fjalëve të Infantinos dhe që në të gjithë botën duket si një ogur i madh në luftën kundër Covid.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori katar 2022 covid-19 koronavirusi kupa e botes xhani infantino boterori katar 2022 covid-19 koronavirusi kupa e botes xhani infantino

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...