Sport

Flet Sadiku nga Bolivia: “Nuk mund të jem si Rikelme, por …

1 Shkurt 2021, 12:01 Nga DOSJA

BOLIVI – Nuk po arrin të gjejë më veten sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku. Sfida e tij e re tashmë ëshë në Bolivi, një emër që bën kurioz këdo si shtet, aq më tepër kut bëhet fjalë për futbollin, i cili të paktën në arenën ndërkombëtare nuk është i një niveli të lartë në përgjithësi. Skuadra e tij e re do të jetë Bolivar.

Sulmuesit 29-vjeçar tashmë do t’i duhet edhe një periudhë përshtatjeje edhe për faktin që Bolivia ndodhet mbi 2000 metra mbi nivelin e detit dhe për të huajt, nuk është e lehtë të adaptohen me këtë lartësi për shkak të mungesës së oksigjenit.

“Jam i lumtur që të gjithë më kanë pritur mirë, dua që të arrij formën time më të mirë që të luaj në 100%. Ndeshja e parë miqësore shkoi mirë për mua, shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur. Do të jetë pak e vështirë të adaptohem me lartësinë, por këto ditë po më bëjnë mirë. Më pëlqen kjo sfidë dhe jam i sigurt se do t’ia dal”.

Rikelme 20 gola me Bolivar? “I kam parë golat e Rikelmes, ka shënuar shumë gola, por unë nuk premtoj se do të bëj të njëjtën gjë. Por, premtoj se do të punoj shumë. E mira është se flas spanjisht dhe nuk do të kem vështirësi në këtë pjesë, për të tjerat do të mësohem pak nga pak,” –  u shpreh Sadiku.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...