Sport

Ia hodhën nga Gjykata Sportive, Prokuroria Federale nuk toleron dhe hap hetimet për konfliktin Ibrahimovic-Lukaku

1 Shkurt 2021, 13:17 Nga DOSJA
Ia hodhën nga Gjykata Sportive, Prokuroria Federale nuk toleron dhe hap

ITALI– Janë ditë vendimtare për sherrin Ibrahimovic-Lukaku gjatë Kupës së Italisë mes Inter dhe Milanit të martën e kaluar.Prokurori i Federatës së Futbollit (Giuseppe Chinè) ka hapur një hetim dhe do të marrë provat audio dhe video, për të analizuar atë që thanë të dy sulmuesit në detaje.

Mediat italiane parashikojnë që hetimi të mbyllet brenda një jave, ndërsa më së shumti nga ky rast rrezikon suedezi i Milanit, i cili ka përdorur fjalë fyese për origjinën e sulmuesit zikaltër dhe mund të marrë një pezullim shembullor.

Sulmuesi kuqezi dhe ai zikaltër u grindën ashpër në minutën e fundit të pjesës së parë në derbin Inter-Milan në Kupën e Italisë, pasi Lukaku ishte duke debatuar me Romagnolin, kur Ibra e provokoi duke i kujtuar ritet “voodoo”, që lidhen me origjinën e tij afrikane. Për më tepër, në orët e ardhshme, gjyqtari Valeri do të dëgjohet për të sqaruar përplasjen verbale mes dy lojtarëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic inter lukaku milan ibrahimovic inter lukaku milan

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...

Sport 1 Shkurt 2021, 09:26

Kristiano Ronaldo publikon foto nga shtrati

ITALI – E diela rrallë herë për futbollistët kalohet me familjen, duke qenë se të gjitha ndeshjet janë të programuara për t’u zhvilluar në fundjavë. Por e...