Sport

Khedira ristarton te Hertha Berlin: “Dua të provoj se jam akoma futbollist”

1 Shkurt 2021, 21:27 Nga DOSJA

GJERMANI – Sami Khedira i thotë zyrtarisht lamtumirë Serie A dhe ristarton edhe një herë karrierën e tij në kampionatin gjerman. “Falënderoj klubin e Hertha Berlinit, – u shpreh ish-mesfushori i Juves. – Ata bënë gjithçka për të më marrë, duke më dhënë mundësinë të kthehem në Bundesligë.

Unë jam mirënjohës ndaj tyre dhe mezi pres të kthehem në fushë. Jam mirë fizikisht, do të doja ta ndihmoja ekipin me përvojën e fituar gjatë viteve dhe të sillja shumë suksese në ekip, – ka shtuar mesfushori gjerman, tani jashtë planeve të trajnerit Pirlo. – Unë dua të provoj se jam akoma futbollist”.

Ndërkohë, edhe Juventusi e ka përshëndetur mesfushorin e kombëtares gjermane, që për 5 vite veshi fanellën bardhezi: “Një fitues, faleminderit Sami! Je një njeri i vlerësuar brenda dhe jashtë fushës. Je një lojtari madh”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga hertha berlin juventus sami khedira seria a bundesliga hertha berlin juventus sami khedira seria a

Sondazh

Poll

Sport 1 Shkurt 2021, 12:08

Skënderbeu zbulon pasardhësin e Ahmatajt

KORCE – Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh ng...