Sport

VIDEO/ Seferi jep “shkëndija” te Tirana, bardheblutë fitojnë ndaj Apolonisë, Laçi tani sheh zonën Europë

31 Janar 2021, 15:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Seferi jep “shkëndija” te Tirana, bardheblutë

SHQIPËRI- Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superiores për javën e 17-të mes Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana.

LAÇI-TEUTA 1-0

Laçi merr një fitore të rëndësishme ndaj Teutës me shifrat 1-0. Vendosi goli i Mazrekajt me bardhezinjtë që tani janë në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë. Goli që vendosi takimin u shënua në minutën 35-të nga Mentor Mazrekaj, që përfitoi nga një tjetër “dhuratë” e mbrojtjes së Teutës, duke mposhtur portierin Frashëri.

Në pjesën e dytë Laçi kishte mundësinë të vriste ndeshjen, teksa në minutën e 72-të humbi penalltinë e fituar nga vetë pas një dyluftimi me Arapin. Në këtë rast,  Stivi Frashëri ia mohon festën.

APOLONIA-TIRANA 0-1

Orges Shehi godet në debutim, trajneri i ri i Tiranës merr fitoren e parë duke mundur Apoloninë me shifrat 1-0. Një ndeshje e vështirë për dy skuadrat pasi moti dhe era e fortë nuk lejonte një lojë makinoze dhe me ide. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0, ndërsa në të dytën, pikërisht në minutën e 75-tëTaulant Seferi e pati të thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë pas një asisiti të pavullnetshëm të Torasës.

Nuk mundi të bënte asgjë Apolonia në minutat e mbetura me vërshëllimën e fundit të kryesorit që sanksionoi humbjen e dytë radhazi të fierakëve në “Loni Popuçiu”. Edhe pas kësaj disfate skuadra e drejtuar nga Cammarata mbetet në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Bylisi dhe Skënderbeu

.E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi tirana laçi tirana

Sondazh

Poll