Bota

E mbajti trupin e vdekur të nënës për 10 vjet në frigorifer, arrestohet një grua në Japoni

31 Janar 2021, 15:30 Nga DOSJA
E mbajti trupin e vdekur të nënës për 10 vjet në

JAPONI-Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Japoni. Sipas BBC, policia ka arrestuar një grua, pasi kanë zbuluar trupin e nënës së saj të vdekur në një frigorifer në banesën e saj.

Yumi Yoshino, 48 vjeç, ka thënë se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë. Arsyja që bëri këtë veprim ishte se ajo nuk donte që nëna të ishte larg shtëpisë së tyre në Tokio. Sipas policisë në trupin e saj nuk janë gjetur plagë.

“Nuk kishte plagë të dukshme në trupin e ngrirë,”-ka thënë policia.

Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas. Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi  Yoshino ishte detyruar të largohej nga banesa për shkak të mungesës së pagesave të qirasë.

Yoshino u arrestua ditën e sotme në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjetet trupi i vdekur i nje gruaje ne japoni japoni gjetet trupi i vdekur i nje gruaje ne japoni japoni

Sondazh

Poll