Bota

E rëndë! Vëllezërit në Arabi vrasin motrën 26-vjeçare pasi përdorte SnapChat

31 Janar 2021, 15:40 Nga DOSJA
E rëndë! Vëllezërit në Arabi vrasin motrën

ARABI- Një ngjarje tronditëse është publikuar në media. Manal një vajzë nga Arabia ka rrëfyer se motra e saj Qamar, 26 vjeç është vrarë nga dy vëllezërit e e saj Ahmed dhe Nasser.

Sipas TheSun, arsyeja e vrasjes është fakti se motra kishte një llogari në Snapchat. Manal ngriti akuza tronditëse nëpërmjet rrjeteve te saj sociale, me një numër postimesh, të cilat më vonë i ka fshirë. Disa ditë më parë, ajo bëri një postim,  ku  shfaqet me një shenjë gjaku mbi ballë, që mendohet se ishte i së motrës, po ashtu publikoi një video të nënës së saj duke bërtitur pasi u gjet trupi i Qamarit.

Pas një ndërprerje të shkurtër në rrjete sociale, Manal u kthye dhe shkroi në Twitter: Mirëmëngjesi, jam mirë dhe e lashë çështjen për ligjin.

Raste të ngjashme me atë të Qamarit ndodhin çdo ditë në Arabinë Saudite, sipas aktivisteve në vend.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vraja e vajzes qe kishte snapchat vraja e vajzes qe kishte snapchat

Sondazh

Poll