Bota

Vrasja e tre personave nga policia serbe, Kurti: Nuk ka ditë dëshmori që nuk është edhe ditë e një dëshmori tjetër

31 Janar 2021, 12:22 Nga DOSJA
Vrasja e tre personave nga policia serbe, Kurti: Nuk ka ditë dëshmori

KOSOVË– Kreu i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka kujtuar ditën e sotme vrasjen e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha nga policia serbe. Në ‘Facebook’ ai ka ndarë fotot e viktimave që humbën jetën. Kurti shkruan se ne historinë tonë pothuajse nuk ka ditë dëshmori që nuk është edhe ditë e një dëshmori tjetër në një kohë tjetër.

POSTIMI:

24 vjet më parë në Pestovë të Vushtrrisë u vranë nga policia serbe Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ata ishin kushtrimi çlirimtar i luftëtarëve të paepur. Serbia vendoste prita vrastare, mirëpo UÇK-ja bëhej e pandalshme. E në të njëjtën ditë, me 31 janar, por edhe shtatë vjet më herët sesa rënia heroike e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, pra në vitin 1990, në Gjakovë, sërish policia serbe, vrau në demonstratën për liri dhe republikë Fatmir Kërleshin dhe Xhevat Hoxhën. Lagja “Gecë” ku ranë këta dy dëshmorë sot quhet Parku i Lirisë. Në historinë tonë pothuajse nuk ka ditë dëshmori që nuk është edhe ditë e një dëshmori tjetër në një kohë tjetër. Jo vetëm shumë i lartë por edhe gjatë i shtrirë në kohë është çmimi i lirisë sonë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll