Bota

“Do djegim bizneset e tua bashkë me njerëzit brenda”/ Kërcënohet me jetë guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom

31 Janar 2021, 14:17 Nga DOSJA
“Do djegim bizneset e tua bashkë me njerëzit brenda”/

KALIFORNI–  Gavin Newsom, kandidati kryesor për guvernatorin e Kalifornisë është kërcënuar për vdekje, së bashku me familjen e tij.

Në postat elektronike dhe në rrjetet sociale, kanë ardhur në mënyre anonimate shumë kërcënime, të cilat përbajnë gjuhë kërcënuese ndaj Newsom, gruas së tij dhe ndaj fëmijëve.

Mediat e huaja shkruajnë se kërcënimet lidhen edhe me bizneset e shumta që guvernatori menaxhon, pasi në njërin prej mesazheve kërcënuese thuhej se do digjej kantina e verës me klientët brenda në pronësi të PlumpJack Group, e themeluar në 1992.

Kjo kantinë vere është hapur para se guvernatori të fillonte karrierën e tij politike. Guvernatori demokrat vendosi të gjitha bizneset e tij t’i kalojë në tjetër pronësi, për të zvogëluar konfliktet e mundshme të interesit. Ligji e ndalon atë të përfshihet në operacionet e përditshme të bizneseve ose të marrë pjesë në vendimet e blerjes dhe shitjes.

Kjo nuk i ka ndaluar njerëzit e ‘zemëruar’ me guvernatorin të cilët kanë drejtuar ndaj tij gjuhë urrejtje, përfshirë kërcënimet me vdekje.

Kërcënimet vijnë përmes mediave sociale, telefonatave dhe postave elektronike.

Brian Ferguson, një zëdhënës i Zyrës së Shërbimeve Emergjente të Newsom, tha se ai nuk mund t’u përgjigjej pyetjeve specifike në lidhje me kërcënimet, por konfirmoi që agjencitë e zbatimit të ligjit po hetojnë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kercenohet gavin newsom kercenohet gavin newsom

Sondazh

Poll