Bota

Bie nga ura autobusi me mësues në Kubë, vdesin 10 persona dhe plagosen 25 të tjerë

31 Janar 2021, 13:09 Nga DOSJA
Bie nga ura autobusi me mësues në Kubë, vdesin 10 persona dhe

KUBË – Dhjetë persona vdiqën dhe 25 të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme në Kubë pas një aksidenti rrugor që ndodhi rreth 40 km në perëndim të Havanas, njoftoi Komisioni Kombëtar i Sigurisë Rrugore.

Drejtuesi i autobusit që po transportonte mësues humbi kontrollin e automjetit në autostradëa kombëtare dhe autobusi ra mbi një urë, sipas mediave vendase.

Mësuesit të cilët japin mësim në shkollat në kryeqytetin e Kubës, po ktheheshin në provincën lindore të Granmës.

Të plagosurit, tre në gjendje kritike, u shtruan në spitalet në Havana dhe në provincën fqinje të Mayabeque.

Presidenti Kuban Miguel Diaz-Canel shprehu hidhërimin e tij për “humbjen e jetëve të vlefshme njerëzore” dhe u dha ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humbin jeten 10 persona kube rrezohet autobusi me mesues humbin jeten 10 persona kube rrezohet autobusi me mesues

Sondazh

Poll