Bota

‘Jemi lodhur nga ai, dikush duhej të bëhej kurban’/ Dëshmitë tronditëse të motrës dhe xhaxhait të Albert Krasniqit:

31 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA
‘Jemi lodhur nga ai, dikush duhej të bëhej kurban’/

KOSOVË– Pas vrasjes së Albert Krasniqit nga babai i tij në dritë kanë dalë detaje nga jeta problematike e biznesmenit.

Motra e viktimës ka deklaruar se e gjithë familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skender Krasniqit, se klienti i tij e ka vrarë të birin në mënyrë aksidentale.

Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na keqtrajtuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”.

Një deklaratë tjetër, që vë në pah telashet brenda familjes Krasniqi i ka dhënë dhe xhaxhai i viktimës. Xhaxhai i viktimës ka deklaruar gjithashtu se Albert Krasniqi ka qenë i dhunshëm me gjithë familjen.

“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë. Ai ka qenë duke përdorur drogë me të madhe, sa që nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë xhaxhai i Albert Krasniqit, shkruan gazeta Sinjali.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi albert krasniqi

Sondazh

Poll