Bota

I bindur për fitore, Kurti: Lista e Vetëvendosjes do të ketë 110 kandidatë në zgjedhje

31 Janar 2021, 12:44 Nga DOSJA
I bindur për fitore, Kurti: Lista e Vetëvendosjes do të ketë

KOSOVË– Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë. Ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë, nuk mund të garojnë. Kurti ka marrë një dënim më parë me 1.3 vite burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll