Bota

FOTO/ Një gjurmë dinosauri gjendet nga një vajzë 4-vjeçare në SHBA

31 Janar 2021, 15:10 Nga DOSJA
FOTO/ Një gjurmë dinosauri gjendet nga një vajzë

SHBA-Lily Wilder një vajzë 4-vjeçare ka zbuluar në plazh gjurmën e një dinosauri. Sipas BBC, Wilder e dalloi atë në Bendricks Bay, Barry, në Luginën e Glamorgan dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e mënyrës sesi ecnin dinosaurët.

Gjurma, është 220 milion vjeçare dhe ishte ruajtur në baltë. Nuk është zbuluar ende se çfarë lloj e ka lënë atë, po ajo është 10 cm dhe mendohet se i përket një dinozauri 75 cm të gjatë.

Dinozauri që mund ta ketë lënë atë gjurmë u përshkrua si “një kafshë e hollë” e cila mund të ketë ecur në dy këmbët e pasme, duke gjuajtur kafshë të tjera të vogla dhe insekte. Po ashtu gjurmë të ngjashme në SHBA janë lënë nga dinozauri Coelophysis. Dinosaurët u shfaqën për herë të parë rreth 230 milionë vjet më parë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjurme dinosauri ne shba gjurme dinosauri ne shba

Sondazh

Poll