Sport

VIDEO/ Mjaftojnë Chiesa e Ramsey për të thyer Sampdorian, Juventus tani në vendin e tretë

30 Janar 2021, 19:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Mjaftojnë Chiesa e Ramsey për të thyer Sampdorian,

ITALI– E fillon me fitore Juventusi fazën e dytë të kampionatit. Bardhezinjtë fitojnë në transfertë ndaj Sampdorias me shifrat 2-0. Bardhezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe arritën të shënojnë golin e avantazhit me anë të Federico Chiesës në minutën e 20-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Sampdoria provoi të rikthejë baraspeshën, por mbrojtja bardhezi e udhëhequr nga Chiellini dhe portieri Szczesny, nuk lejuan prekjen e rrjetës, ndërsa në minutat shtesë ishte Aron Ramsey që shënoi golin e dytë për Juven dhe vulosi suksesin. Me këtë fitore, Juventus ngjitet vendin e tretë me 39 pikë, vetëm dy më pak se Interi i vendit të dytë dhe 7 më pak se Milani kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chiesa juventus sampdoria chiesa juventus sampdoria

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...