Sport

BUNDESLIGA/ Bayern Munich nuk e llogarit Hoffenheim, Haaland humb penallti, por Dortmund…

30 Janar 2021, 16:48 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Bayern Munich nuk e llogarit Hoffenheim, Haaland humb penallti, por

GJERMANI– Bayern Munich vazhdon marshimin në krye i pashqetësuar nga askush. Këtë javë bavarezët fitojnë me shifrat 4-1 ndaj Hoffenheim. Kampionët në fuqi shënuan nga dy gola për çdo pjesë, me Boateng e Muller në pjesën e parë dhe Leëandoëski e Gnabry në 45-minutëshin e dytë, ndërsa miqtë gjetën golin e vetëm me Kramariç.Aktualisht ekipi i Hansi Flick ka grumbulluar 45 pikë, dhjetë më shumë se Leipzig i vendit të dytë që do të luajë në orën 18:30 ndaj Bayer Leverkusen.

Pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore, Borussia Dortmund rikthehet te suksesi duke mposhtur me shifrat 3-1 skuadrën e Augsburg. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Hahn që në minutën e 10’, ndërsa Dortmundi barazoi me Delaney, vetëm pak minuta pasi sulmuesi kryesor Erling Haaland shpërdoroi një penallti.

Në pjesën e dytë verdhezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Jadon Sanchos dhe më pas me autogolin e Uduokhai, duke vulosur suksesin që e ngjit përkohësisht në vendin e 5-të me 32 pikë. Në ndeshjet e tjera, Frankfurt mori tre pikë ndaj Herthës me shifrat 3-1, Union Berlin barazoi 1-1 me Gladbah ndërsa Ëerder Bremen-Schalke u mbyll 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bundesliga bayern munich borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...