Sport

“Dridhet” Partizani, sulmuesi kryesor vendos të largohet nga klubi vetëm një ditë para ndeshjes ndaj Vllaznisë

30 Janar 2021, 15:48 Nga DOSJA
“Dridhet” Partizani, sulmuesi kryesor vendos të largohet nga

TIRANË– Sulmuesi i Partizanit Theophilus Solomon nuk do të jetë më pjesë e klubit. Nigeriani ka tronditur jo pak klubin me kërkesën e tij, gjithçka lidhet me një “tekë” të lojtarit i cili e dinte që nuk do të ishte pjesë e formacionit në takimin ndaj Vllaznisë dhe ka vendosur të largohet. 25-vjeçari ka rënë dakort me drejtuesit e Partizanit për të zgjidhur kontratën me marrëveshje duke u larguar kështu nga të kuqtë me parametër zero.

Gjatë ditëve të fundit ishte folur shumë në mediat shqiptare dhe ato azere për interesimin e Neftchi Baku për sulmuesin 25-vjeçar, me Partizanin që kërkoi 60 mijë euro për shitjen e tij, por Neftchi nuk pranoi të paguante një shifër të tillë. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Theophilus Solomon por i sigurt është largimi nga Partizani me Dajën që ka një sulmues më pak në dispozicion për të arritur objektivat sezonalë

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani solomon partizani solomon

Sondazh

Poll