Sport

VIDEO/ Real Madrid e kthen ndeshjen me Levanten në “tragjedi”, me 10 lojtarë për 80 minuta dhe në fund…

30 Janar 2021, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid e kthen ndeshjen me Levanten në “tragjedi”,

SPANJË– Real Madrid nuk arrin dot t’u japë vazhdimësi rezultateve dhe ti ushtrojë presion kreut të klasifikimit që mbahet nga Atletico Madrid. Los Blancos u mundën me shifrat 2-1 ndaj Levantes pikërisht brenda në shtëpi. Ndërsa duhet thënë se për kryeqytetasit ndeshja u komplikua që në minutën e 9-të  kur mbrojtësi brazilian Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq dhe la të tijtë për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak.

Megjithatë duke shfrytëzuar freskinë e fillimit, Los Blancos gjetën golin e avantazhit në minutën e 13’ me anë të Marcos Asensios, i cili u shërbye saktë nga mesfushori gjerman Toni Kroos dhe dërgoi topin në rrjetë. Me kalimin e minutave Levante nisi të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 32-të me anë të Morales.

Gjithsesi goli për Levanten ishte rrotull dhe në të 72-tën ishte sërish Bardhi që dha një asist të bukur për Roger, ndërsa këtë herë sulmuesi nuk gaboi përballë portierit madrilen, duke shënuar golin e dytë për Levanten.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport levante real madrid levante real madrid

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...