Sport

VIDEO/ As presioni i tifozëve nuk bën efekt te Skënderbeu, Kukësi i shënon 4 gola, Kastrioti zhyt në fund Bylisin

30 Janar 2021, 14:52 Nga DOSJA
VIDEO/ As presioni i tifozëve nuk bën efekt te Skënderbeu,

SHQIPËRI-Për javën e 16-të të Superiores u zhvilluan dy ndeshje të Superligës mes Kastrioti-Bylis dhe Skënderbeu-Kukësi.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-4

Duhet të ishte ndeshja e kthesës për Skënderbeun por nuk rezultoi e tillë. Edhe pas një “shkundje” nga ana e tifozërisë korçare rezultatet vazhdojnë të jenë zhgënjyese. Pikërisht në stadiumin “Skënderbeu”, korçarët munden keqazi nga Kukësi me shifrat 4-0.

Agim Ibraimi dhe Vesel Limaj i dhanë avantazhin e dyfishtë Kukësit pas vetëm 7 minutash lojë. Pas diçka më shumë se gjysmë ore lojë mesfushori brazilian Matheus Leiria shënoi edhe golin e tretë duke vulosur fitoren e skuadrës së Josës. Në pjesën e dytë pati vend edhe për golin e 4-t të miqëve që u shënua sërish nga Vesel Limaj. Me këtë fitore Kukësi u ngjit përkohësisht në vendin e 4-t me 26 pikë.

 

KASTRIOTI-BYLIS 1-0

Kastrioti merr një fitore jetike në garën për mbijetesë duke mposhtur minimalisht 1-0 Bylisin në Kamëz me një supergol të Dacit në minutën e 51-të. Me këtë sukses skuadra e Ndreut u ngjit në vendin e 6-të duke parakaluar në renditje pikërisht Tiranën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kastrioti kukesi bylis kastrioti kukesi

Sondazh

Poll