Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni i frikshëm në Hungari, 3 gola në 3 ndeshjet e fundit!

30 Janar 2021, 18:23 Nga DOSJA
VIDEO/ Myrto Uzuni i frikshëm në Hungari, 3 gola në 3 ndeshjet e

HUNGARI – Sulmuesi i kombëtares kuqezi Myrto Uzuni është bërë lojtar më i frikshëm i skuadrës së Ferencvaroshit në OTP Banka Liga të Hungarisë. Pasi kishin humbur një penallti në pjesën e pare, 25-vjeçari beratas shënoi në minutën e 58-të, duke barazuar në 1-1 rezultatin në ndeshjen ndaj Kisvardas, për javën e 18-të të kampionatit elitar hungarez.

Në 13 ndeshje të zhvilluara për kampionat me Ferencvaroshin, sulmuesi i kombëtares kuqezi Myrto Uzuni ka shënuar 5 gola, tre prej të cilëve radhazi duke dëshmuar se aktualisht gëzon një formë të mirë sportive. Me 43 pikë pas 18 javësh, Ferencvaroshi kryeson renditjen me 11 pikë më tepër se sa ndjekesja saj më e afërt.

Në pankinën e skuadrës së Kisvardas, e cila renditet në vendin e tretë, me 28 pikë në OTP Bank Liga të Hungarisë, ishte edhe mbrojtësi shtatlartë i kombëtares kuqezi Herdi Prenga, i cili pasi është larguar nga futrbolli letonez, ka nënshkruar kontratë para disa ditësh me skuadrën humgareze.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport 25-vjecari myrto uzuni sulmuesi beratas sulmuesi i kombetares 25-vjecari myrto uzuni sulmuesi beratas sulmuesi i kombetares

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...