Sport

Portieri i kombëtares Gentian Selmani firmos për Boluspor në Superligën turke

30 Janar 2021, 17:44 Nga DOSJA
Portieri i kombëtares Gentian Selmani firmos për Boluspor në

TURQI – Nuk ishte pa parashikuar kjo lëvizjen. Pasi ka prishur me marrëveshje kontratën pas 18 muajsh me skuadrën e Menemenspor, që luan në kategorinë e dytë të futbollit turk, portieri i kombëtare kuqezi Gentian Selmani ka nënshkruar për skuadrën e Boluspot.

Lajmi është publikuar menjëherë nga drejtuesit e skuadrës së Superligës turke, të cilët kanë publikuar foto me Selmanin, i cili vetëm pak kohë më pare ka mbrojtur portën e skuadrës kurbinase të Laçit.

Transferta e gardianit kuqezi drejt Bolusporit është kryer me parametra financiarë zero, pasi Selmani, pas largimit nga klubi i Menemensporit, doli lojtar i lirë. 22-vjeçari kurbinas, ndërmjet ofertave që pati, zgjodhi skuadrën e Bolusporit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gardiani i kombetares gentian selmani ish-portieri i skuadres se lacit portieri kuqezi gardiani i kombetares gentian selmani ish-portieri i skuadres se lacit portieri kuqezi

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...