Sport

Trajneri Shehi premton Tiranë “të karikuar”, përballë një Apolonie të vështirë

30 Janar 2021, 17:16 Nga DOSJA
Trajneri Shehi premton Tiranë “të karikuar”,

TIRANE – Trajneri durrsak Orges Shehi debuton si trajner i Tiranës. Në kuadër të javës së 17-të të Superiores, nesër, në orën 13:45, në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia do të presë bardheblutë e Tiranës, të cilët kësaj here në krye të pankinës së tyre do të kenë një drejtues teknik të ri. Në konferencën për shtyp, trajneri Shehi, ka folur për ndeshjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të bëra.

Gjendja e bardhebluve? “Ditët në dispozicion kanë qenë e pakta, por besoj se mjaftojnë për të shpjeguar dhe kërkuar atë që duam të bëjmë gjatë ndeshjes. Impenjimi i skuadrës ka qenë në maksimum. Kur vjen një trajner i ri, kërkon të implementojë atë që ai mendon. Do kemi në fushë edhe lojtarë që janë kthyer nga dëmtimi, pa dashur t’i rëndojmë”.

Kundërshtari? “Ndaj Apolonisë është e vështirë. Nuk ka kundërshtar të lehtë, Apolonia i ka marrë pikë edhe të fortëve. Kemi kundërshtarë poshtë nesh në klasifikim, por ne duam të ngjitemi në renditje dhe fitorja na bën mire”.

Largimi i Muçit? “Pak ditë na ndajnë nga merkato, ka interesim për Muçin, por asgjë konkrete. Ardhjet në merkato kanë kualitet, por do shohim në vijim, duke i përshtatur minutazhin e duhur, ngaqë nuk janë aktivizuar shumë. Ka edhe tre ditë nga mbyllja dhe është e vështirë të gjesh lojtarë”.

Rikthimet? “Nuk pres ardhje në këto ditë të fundit. Psikologjia është e rëndësishme. Kam biseduar edhe tek e tek me lojtarët dhe e kuptoj gjendjen e tyre. Ata mezi presin të rikthehen. Janë kampionë dhe duan të rikthehen”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport orges shehi trajneri i bardhebluve trajneri i kampioneve ne fuqi transferta ndaj apolonise orges shehi trajneri i bardhebluve trajneri i kampioneve ne fuqi transferta ndaj apolonise

Sondazh

Poll

Sport 30 Janar 2021, 16:18

VIDEO / Milani rigjen fitoren dhe buzëqeshjen

ITALI – Milani rikthehet të buzëqesh në kampionat, pas dy humbjeve rradhazi. Skuadra e Piolit, pas humbjes në kampionat ndaj Atalantës dhe asaj në kupë pë...