Sport

Mbyllet “aventura” me Menemenspor, portieri i kombëtares Selmani, tani lojtar i lirë

29 Janar 2021, 17:13 Nga DOSJA

TURQI – Pas 18 muajsh ka përfunduar, për portierin e kombëtares Gentian Selmani, ka përfunduar aventura me Menemensporin. Lajmi është bërë i ditur nga klubi turk, i cili ka gjetur gjuhën e përbashkët me gardianin shqiptar dhe palët kanë prishur kontratën me mirëkuptim.

Gjithsesi, aktivizimi dhe paraqitjet e suksesshme te Menemenspori, kanë qenë një trampolinë e mire për gardianin kurbinas, për të cilin nuk kanë munguar ofertat nga klube elitare të futbollit turk. Buluspor, me gjasa, është skuadra e re me të cilën mund të firmosë dhe të aktivizohet portieri kuqezi Gentian Selmani për vijimin e këtij sezoni.

“Ne kemi ndarë rrugët me Gentian Selmanin, një prej futbollistë tanë profesionistë. Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese atij në karrierë”,- shkruan klubi i Menemenspor.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gentian selmani portieri kuqezi portieri kurbinas gentian selmani portieri kuqezi portieri kurbinas

Sondazh

Poll