Sport

FOTO/ Futbollisti i Tiranës luan ndeshjen e fundit me bardheblutë, transferohet te Rapid Wien për shifrën e…

29 Janar 2021, 21:26 Nga DOSJA
FOTO/ Futbollisti i Tiranës luan ndeshjen e fundit me bardheblutë,

AUSTRI-Ernest Muçi është thesari i momentit i Tiranës, ai për të cilin ka nevojë skuadra në fushë, por kanë më tepër nevojë arkat e klubit jashtë fushës. Bardheblutë refuzuan fillimisht 450 mijë euro nga Rapid Wien, por në ndryshim nga e para me Rapidin gjërat janë në stand by, pikërisht me shpresën se austriakët do të përmirësojnë ofertën e tyre.

Jo më kot, Tirana bëri dy afrime në sulm, pasi drejtuesit, tashmë që dhe bardheblutë kanë dalë nga gara për titullin, duket se do e shesin Ernest Muçin, xhevahirin që është produkt i akademisë së tyre për një shifër të majme, që rregullon goxha balancat e klubit 25 herë kampionë. Oferta e shitjes ka shkuar në 600 mijë euro. Më poshtë gjeni edhe publikimin e listës së afirmve sipas një prej mediave austriake

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ernest muçi rapid wien tirana ernest muçi rapid wien tirana

Sondazh

Poll