Sport

VIDEO / Ahmataj: “E gjithë Korça na mbështet, me Kukësin finalja e radhës”

29 Janar 2021, 18:54 Nga DOSJA
VIDEO / Ahmataj: “E gjithë Korça na mbështet, me

KORÇE – Skënderbeu do të luajë këtë të shtunë ndaj Kukësit në kuadër të javës së 17-të dhe në kampin korçar ka optimizëm për ta kaluar me sukses këtë provë, sikurse kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit Julian Ahmataj.

“Është diçka pozitive, që e kam shprehur në çdo intervistë timen, që ambienti që rrethon skuadrën dhe qytetin është shumë dashamirës për të mbajtur skuadrën në nivel të lartë. Normalisht është diçka e mirë, pasi të gjithë sportistët që janë në skuadër kanë ardhur  rishtazi, por mendoj se kanë qenë në vazhdimësinë e gjysmës së sezonit të parë. Normalisht kam nevojë që ta ndjejnë këtë ngrohtësi që ka ky qytet për sportin.”

Ahmataj e ka të qartë se për skuadrën e tij të gjitha sfidat janë si finale, çka diktohet nga pozicioni në renditje.“Ndaj Kukësit është një ndeshje shumë e rëndësishme, gjithmonë është si një finale. Për ne, në fakt, të gjitha ndeshjet janë si finale, duhet të japim maksimumin për të marrë maksimumin.”

Më tej, Ahmataj, duke folur për pjesën e mbetur të sezonit, theksoi se stafi është munduar të rregullojë problemet, sidomos në fazën mbrojtëse.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në pjesën e parë të kampionatit, nuk ishim aq të fortë sa duhej sidomos në repartin mbrojtës pasi kishim shumë probleme. Sigurisht që problemet nuk zgjidhen në masën 100%, por ne jemi munduar që të përmirësojmë shumë në këtë pjesë të mbetur sepse tani është pjesa finale dhe tani vështirësohet akoma më tepër.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport julian ahmataj perballe kukesit skuadra korcare trajneri i skenderbeut julian ahmataj perballe kukesit skuadra korcare trajneri i skenderbeut

Sondazh

Poll