Sport

UEFA parashikon riformatimin e Champions League, që të shmangë kërcënimin nga eventi i ri i Superligës së Europës

29 Janar 2021, 18:23 Nga DOSJA

ITALI – Një Super Champions për të larguar kërcënimin e një Super League. Ky është qëllimi i UEFA-s dhe i FIFA-s, teksa vërehen ambiciet e klubeve më të rëndësishme europiane për të krijuar një kampionat kontinental, në të cilin përfshihen vetëm skuadrat më të pasura dhe më të famshme. Presidenti Ceferin, sipas gazetës spanjolle “As”, është duke punuar për një project të ri të Champions League, që duhet të zgjasë nëntë vjet, në periudhën midis 2024 dhe 2033, por turneu mund të startojë edhe më përpara, në 2022 ose ’23.

Presidenti i UEFA-s është përpjekur të formësojë formatin e ri për javë të tëra, së bashku me një komitet ekspertësh, që po punojnë në aspektet e rregullatoreve dhe logjistikës. Ekipi drejtues përbëhet nga dy nënkryetarë të UEFA-s, spanjolli Luis Rubiales dhe portugezi Fernando Gomes. Theodore Theodoridis, sekretari i përgjithshëm, do të punojë gjithashtu në këtë projekt. Vetë Ceferin po negocion me pesë klube që përfaqësojnë Shoqatën Europiane të Klubeve: Real Madrid, Juventus, Mançester Junajtid, Fenerbahçe dhe Paris SG.

Presidenti i UEFA-s ka punuar për muaj me radhë për të përmirësuar Champions League në çdo aspekt, si dhe pjesën tjetër të garave të konfederates, që menaxhon futbollin europian. Struktura dhe kalendari i këtij turneu të ri, modeli i tij të biznesit, me shpërndarjen e të gjitha burimeve që gjenerohen, janë linjat kryesore mbi të cilat vërtiten bisedimet e fundit.

Ekziston diçka e panegociueshme në draftin e turneut: ndeshjet e ekipeve kombëtare do të duhet gradualisht t’i bëjnë vend këtij super Champions-i në kalendar. Për këtë, kalendarët e kampionateve kombëtare, do të duhet të zvogëlohen me katër ose pesë javë, gjë mund të bëhet e mundur vetëm në kampionate, që përbëhen nga 16 ose 18 ekipe. Sipas “As”, ideja e Ceferin po fiton mbështetje nga klube si Juventus. Qëllimi i tij është të bindë edhe Real Madridin të mbështesë iniciativën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league formatimi i champions presidenti aleksander ceferin superliga e europes uefa champions league formatimi i champions presidenti aleksander ceferin superliga e europes uefa

Sondazh

Poll