Sport

Ibraimi synon fitoren në Korçë, Josa i rezervuar: “Skënderbeu më ka surprizuar”

29 Janar 2021, 17:49 Nga DOSJA
Ibraimi synon fitoren në Korçë, Josa i rezervuar:

TIRANE – Kryeqytetasi Mirel Josa, nesër debuton si trajner i Kukësit, aty ku ka fituar aq shumë, në qytetin verilindor të Korçës, edhe pse përballë nuk do të ketë një Skënderbe, me përbërje dhe performacë jo si ai i tiji, kur dominonte në futbollin shqiptar.

Në konferencën për shtyp, para takimit Skënderbeu-Kukësi, i cili do të luhet në orën 13:45, në stadiumin “Skënderbeu”, nga kampi kuksian dolën trajneri Josa dhe kapiteni i ekipit Agim Ibraimi, të cilët kanë folur për ndeshjen e Korçës.

“Pres një Skënderbe shumë të angazhuar nesër. Për mua është një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera, duke respektuar kundërshtarët në maksimum, pavarësisht pozitave që ndodhemi në klasifikim.  Megjithatë mua më ka surprizuar shumë Skënderbeu në disa ndeshje, ka marrë dhe ka kërkuar”, u shpreh Josa fillimisht.

Më pas si shtoi: “Unë do të flas për skuadrën time, për aq sa e kam parë. Lojtarët kanë punuar me shumë oreks. Për mua është hapur një kapitull i ri dhe do të mundohemi të realizojmë objektivat e radhës”.

Më i drejtëpërdrejtë ishte kapiteni i verilindorëve Agim Ibraimi. Ai, edhe pse i ka vlerësuar korçarët, nuk e ka fshehur synimin për ta fituar këtë takim.

“Ne nuk nënvlerësojmë asnjë, shkojmë me respekt maksimal për çdo skuadër. Dihet që Kukësi i ka synimet të arrijë sa më lart në tabelë. Edhe nesër shkojmë për fitore kundër Skënderbeut në Korçë. Vështirësi ka në çdo ekip, por kur ekipi është i bashkuar më pas vijnë dhe sukseset.

Jo vetëm unë personalisht, por edhe si ekip duhet të punojmë të përmirësohemi. Mendoj se jemi pak në sulm, vetëm dy apo tri lojtarë. Ndoshta duhet mbështetje nga të gjithë, jo vetëm në fazën e sulmit por edhe në fazën e mbrojtjes,”- u shpreh ndër të tjera kapiteni i kuksianëve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agim ibraimi mirel josa trajneri i ri i kukësit agim ibraimi mirel josa trajneri i ri i kukësit

Sondazh

Poll