Sport

200 mln. euro humbje: Plas te Real Madridi, “los blancos” kundër drejtuesve të klubit

30 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
200 mln. euro humbje: Plas te Real Madridi, “los blancos”

SPANJE – Pandemia e Covd-19, zgjatja e saj, kanë krijuar pasoja të konsiderueshme financiare edhe në botën e sportit. Humbjet janë të mëdha. Për t’i zbutur sado pak ato, futbollistët kanë pranuar edhe uljen e pagave, për t’u solidarizuar me problemet dhe për të mos larguar punonjës nga organika e klubeve.

Sipas një bilanci financiar paraprak, Real Madrid paralajmërojnë për një humbje prej 200 milion eurosh këtë sezon. Për të mbushur hendekun, drejtuesit e klubit “los blancos”  u kanë kërkuar futbollistëve një marrëveshje për të ulur pagat, çka sipas asaj që raporton “Deportes Cuatro” ata nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Në fillim ata pranuan, në mënyrë që të mos kishte punonjës të klubit të pushuar nga puna. Futbollistët, më herët kanë pranuar një ulje pagash në masën 10 %, si dhe kanë hequr dorë nga premiot për fitimin e titullit kampion dhe Superkupën e Spanjës. Por drejtuesit e klubit madrilen duan 25% ulje të pagave nga futbollistët, gjë që nuk po pranohet nga lojtarët e klubit kryeqytetas.

Kësisoj Real Madridi është në udhëkryq me rinovimet. Shembullin e ka dhënë kapiteni Serxhio Ramos, një ikonë në klubin “los blancos”, i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me madrilenët, duke u joshur nga Paris SG, që i ofron 45 milionë euro për tri sezone.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport los blancos pandemia covid-19 real madridi ulje pagash los blancos pandemia covid-19 real madridi ulje pagash

Sondazh

Poll