Sport

Ndreu: “Bylis, rival direkt, fitorja domoshmëri për të mos rrezikuar Superioren”

29 Janar 2021, 18:40 Nga DOSJA
Ndreu: “Bylis, rival direkt, fitorja domoshmëri për të mos

TIRANE – Nesër, në kuadër të javës së 17-të të Superiores, në orën 13:45, në stadiumin e Kamzës, do të luhet ndeshja Kastrioti-Bylis. Para këtij takimi, trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu, ka theksuar rënëdësinë e kësaj ndeshjes, për faktin se do të luhet ndaj një kundërshtari direkt, si skuadra ballshiote e Bylisit.

Ndeshja ndaj Bylisit? “Çdo ditë që kalon kampionati bëhet më i fortë, pikët në këtë fazë kulminante janë të domosdoshme. Ndeshja me Bylisin merr një rëndësi të veçantë, sepse unë mundoj se është rival direkt për të qenë në atë mes të artë. Nuk duhet të rrezikojmë rënien nga kategoria. Bylisi ka lojtarë që vrapojnë shumë kështu që na del për detyrë të jemi të thjeshtë, konkretë, sepse është koha për të marrë pikët maksimale.”

Mungesat? “Nuk ia vlen ta diskutojmë më, në çdo intervistë kemi folur për mungesat. Thjesht do të jenë të pranishme në këtë periudhë jonormale, kështu shpresojmë tek të gjithë lojtarët që janë, të japin maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjet e kaluara kanë bërë paraqitje të mira kështu që edhe në këtë ndeshje këta çuna të rinj do të japin më të mirë për të prezantuar veten”.

Merkatoja? “Është një merkato e varfër, që të marrësh lojtarë të mirë duhen shumë lekë, jemi munduar të marrim lojtarë mesatarë, që nuk iu kanë dhënë hapësira në formacion. Këta janë lojtarët që ne kemi marrë. Nëse kthehen edhe të dëmtuarit plus këta lojtarë që kemi afruar, besoj se do të jemi “OK” deri në fund të kampionatit.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja ndaj bylisit ramazan ndreu trajneri i kastriotit trajneri krutan ndeshja ndaj bylisit ramazan ndreu trajneri i kastriotit trajneri krutan

Sondazh

Poll