Sport

Ten Hag: Për të mposhtur Realin do kopjoj Guardiolën

13 Shkurt 2019, 15:34 Nga DOSJA
Ten Hag: Për të mposhtur Realin do kopjoj Guardiolën

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hagi cili stërviti ekipin e të rinjve të Bayern Munichut, gjatë kohës sa Pep Guardiola ishte trajner i ekipit të pare, vëzhgoi teknikat të cilat trajneri spanjoll përdor në skemat e tij.

Ten Hag mësoi nga Guardiola, tani trajner i Manchester Cityt, dhe tani ai do i përdorë ato teknika që ka mësuar nga spanjolli për ta mposhtur Real Madridin.

Hollandezët presin Real Madridin sonte në Johan Cruyff Arena për ndeshjen e sfidën e parë eliminatore të fazës së 1/16.

Filozofia e Guardiolës është e mrekullueshme dhe ai e ka dëshmuar këtë gjë në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. Stili i tij i lojës është shumë atraktiv dhe unë synoj ta bëjë këtë gjë në Ajax

Guardiola është shpikës dhe frymëzues. Ne duam të fitojmë duke luajtur mirë, siç bën Guardiola.

Skuadra e Real Madridit do të tentojë që, përkundër këtij shqetësimi, ta vazhdojë formën e mirë që ka treguar gjatë kohës së fundit dhe ta nisë sa më mirë fazën eliminatore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Ajaxi u kualifikua nga faza e grupeve pa asnjë humbje. Me tri fitore dhe tri barazime ata u renditën të dytët, vetëm pas Bayern Munich.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax champions league real madrid ajax champions league real madrid

Sondazh

Poll