Sport

Real Madrid rrëmben serbin nga Barcelona/Los Blancos me ofertë 45 milion paund

12 Shkurt 2019, 15:23 Nga DOSJA
Real Madrid rrëmben serbin nga Barcelona/Los Blancos me ofertë 45

Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, serbin Luka Jovic.

Jovic ka qenë një risi për kampionatin gjerman pasi ka shënuar 14 herë për Frankfurt duke kryesuar kështu listën e golashënuesve në Bundesliga.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung raportoi interesin e Barcelonës për 21-vjeçarin, por Bild ka informuar sot se Real Madridi kërkon gjithashtu shërbimet e serbit dhe ka bërë një ofertë te klubi gjerman.

Sipas Bild, Los Blancos do të jetë i gatshëm të ndërhyjë dhe të paguajë 45 milionë paund për Jovic.

Jovic është në vitin e dytë të një huazimi dy-sezonal në Eintracht, një marrëveshje që përfshin një opsion të blerjes, vlerë diku në mes të 6 dhe 12 milionë euro, të cilën gjermanët planifikojnë ta zbatojnë.

Në të vërtetë, në faqen e internetit Transfermarkt.com vlera e Joviç-në treg është trefishuar këtë sezon: nga 12 milionë në fillim, 20 milion në tetor dhe përsëri në 40 milionë në dhjetor.

Përveç performancave  të tij mbresëlënëse në Bundesliga, serbi ka shënuar pesë në Europa League, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni këtë sezon, Munas Dabbur i RB Salzburg.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona frankfurt luka jovic real madrid barcelona frankfurt luka jovic real madrid

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2019, 11:15

Ish mbrojtësi i Livepool refuzoi Barcelonën

 Ish qendërmbrojtësi i Liverpool, Martin Skrtel, refuzoi tranferimin në klubin katalunas të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.Ishte Mithat Halis,...

Sport 12 Shkurt 2019, 10:51

Ndërron jetë portieri legjendar i Anglisë

Ish-portieri I kombëtares se Anglisë, Gordon Banks, fitues i Kupës së Botës në vitin 1966, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.Ai ishte zgjedhja e parë e padi...