Sport

Juventus do i ofrojë Livepoolit Dybalan plus 50 milion euro për Salah

13 Shkurt 2019, 11:14 Nga DOSJA
Juventus do i ofrojë Livepoolit Dybalan plus 50 milion euro për Salah

Bardhezitë janë të bindur për të sjellë egjiptianin Mohamed Salah në Torino për të formuar një trident të rrezikshëm bashkë me Ronaldon.

Sipas Tuttosport, Juventus është i gatshëm të boshatisë bankën për yllin egjiptian të ‘Reds’ duke ofruar Paulo Dybala plus 50 milion euro.

Salah shkëlqeu kundër Juventusit në vitin 2015 kur ishte pjesë e Fiorentinës, duke i shënuar 2 herë në ndeshjen e parë eliminatore të Kupës së Italisë, duke i shkaktuar një humbje të rrallë në shtëpi bardhezinjve.

Gjidandët e Seria A planifikojnë të përforcojnë imazhin e tyre global dhe për këtë janë të gatshëm të sakrifikojnë argjentinasin Dybala, një talent në rritje në botën e futbollit, për të ulur çmimin prej 200 milion euro që kërkon Livepool për yllin e tyre.

Mohamed Salah u tranferua nga Roma në Anfield në vitin 2017 për 40 milion euro dhe që atëherë ka qenë një nga futbollistët më të suksessshëm në Europë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus liverpool premier league seria a juventus liverpool premier league seria a

Sondazh

Poll