Sport

 Barcelona e hapur për shitjen e Coutinhos, United dhe Chelsea bëjnë gati ofertat

12 Shkurt 2019, 15:55 Nga DOSJA
 Barcelona e hapur për shitjen e Coutinhos, United dhe Chelsea

Philippe Coutinho mund të kthehet prap në Premier League, më pak se dy vjet pas transferimit te tij me shifra rekord nga Liverpool në Barcelonë.

Informacionet nga mediat spanjolle thonë se gjigandët e La Ligas janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për brazilianin, një zhvillim që ngjall interesin e Chelsea dhe Manchester United.

Coutinho u largua nga Anfield për në Camp Nou në janar të vitit të kaluar për një marrëveshje që mund të përfundojë në 142 milionë paund, pas një pagese fillestare prej 105 milionësh.

Pas një fillim premtues me Blaugrana, ai ka luftuar për minuta këtë sezon, ku Ousmane Dembele dhe braziliani Arthur janë të preferuar në pozicionet mesfushore sulmuese.

Thashethemet për një largim gjatë janarit ishin të parakohshme. Chelsea dhe United ishin dy ekipet që shfaqën interes për të rikthyer brazilianin në Premier League.

Barcelona ishte e lumtur të refuzonte çdo qasje për Coutinho, por përditshmja spanjolle Marca pretendon se klubi ka ndryshuar qëndrimin e tyre dhe se është i gatshëm të dëgjojë ofertat.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona chelsea coutinho manchester united barcelona chelsea coutinho manchester united

Sondazh

Poll

Sport 12 Shkurt 2019, 11:15

Ish mbrojtësi i Livepool refuzoi Barcelonën

 Ish qendërmbrojtësi i Liverpool, Martin Skrtel, refuzoi tranferimin në klubin katalunas të Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.Ishte Mithat Halis,...